LAJMET FLASH

Lajme

  • Haradinaj: AAK do t’i japë drejtimin e duhur vendit

    Haradinaj: AAK do t’i japë drejtimin e duhur vendit

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur takim sot me Kryesin dhe Kryetarët e Degëve të AAK-së, për të prezantuar draftin final të Programit Zgjedhor të AAK-së.

    Gjatë prezantimit të programit, Haradinaj theksoi se vendi duhet të marrë një drejtim të ri, me këtë program, i cili e bën shkëputjen e qartë nga një qeverisje e keqe, me një qeverisje që ka program konkret për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të Kosovës, duke pas parasysh, gjithmonë, se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe qytetari i Kosovës të ketë vërtet një qeverisje me duar të pastra.

    Zhvillimi ekonomik, siguria, me theks të veçantë gjenerimi i vendeve të reja të punës, për mirëqenie dhe dinjitet të qytetarë të Republikës së Kosovës, janë baza e këtij program zgjedhor.

    Haradinaj ka thënë, se garancë e implementimit të këtyre politikave dhe këtij programi, janë kolegët dhe kandidatët nga lista zgjedhore e AAK-së, e cila është listë gjithëpërfshirëse, e përzgjedhur, me njerëz të dëshmuar dhe ekspertë të shquar të të gjitha fushave.

    Haradinaj ka thënë, gjithashtu se partia e tij është e gatshme të marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e duhur dhe të dinjitetshme të vendit. 

    Read More »
  • BE,ndihmon Ukrainën me një miliard euro

  • Sulmohet xhiruesja e Klan Kosovës

  • Aleanca për Prishtinën, letër drejtuar kryetarit të Prishtinës

Lajme

Lajme

  • Nuk ka më tollovi në komunë të Mitrovicës

    Nuk ka më tollovi  në komunë të Mitrovicës

    Nuk ka më tollovi në komunë të Mitrovicëse krej kjo vjen nga puna, modernizimi i shërbimit dhe aftësimi i kuadrit në shërbimin e gjendjes civile në administratën e komunës së Mitrovicës.

    Ky shërbim gjatë tre muajve të parë të vitit 2014 ka lëshuar një numër rekord të dokumenteve prej 22 mijë e 262 sosh.

    Shefi i shërbimit Afrim Voca, ka njoftuar se gjatë kësaj periode, punëtorët e tij kanë lëshuar 13.677 ekstrakte nga certifikatat e lindjes, 2.363 certifikata të bashkësisë familjare, 2.153 certifikata të lindjes, 1.647 certifikata të martesës, 804 certifikata të vendbanimit, 600 certifikata të gjendjes martesore, 511 certifikata të vdekjes, 346 certifikata të shtetësisë dhe 161 vërtetime nga arkivi.

     Voca ka bërë të ditur po ashtu, se numri i qytetarëve që kanë kaluar në regjistrin qendror është 8 mijë e 795.

     Qytetarët që po kërkojnë dokumentet e ndryshme të gjendjes civile, janë shprehur të jenë të kënaqur me efikasitetin e punëtorëve të administratës, pasi që ata presin vetëm pesë minuta për të marrë dokumentin e duhur, përveç në rastet kur ata vet nuk i kanë dokumentet në rregull apo u mungon ndonjëri prej tyre.

    Read More »
  • Opozita: Rama s’ka merita për t’u bërë “Qytetar Nderi” i Skenderajt

  • Prifti dhe imami i Fushë Kosovës bashkë në varrezat ortodokse (Video)

  • PDK barazohet me LDK-në në Kuvend

PO ASHTU MUND TË LEXONI

Sport

  • Neuer: Patëm një ditë të keqe

    Neuer: Patëm një ditë të keqe

    Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer ka minimizuar rëndësinë e humbjes nga Borussia Dortmund në Allianz Arena.

    Ish-ylli i Schalkes ka pranuar se bavarezët kishin shpresuar për një rezultat më të mirë, por ai thekson se motivi i skuadrës ishte ndryshe pas sigurimit të titullit të Bundesligës. Ne kemi kërkuar një rezultat më të mirë, por ne thjesht kishim një ditë të keqe.

    Unë mendoj se ne kemi sfida të ndryshme dhe më të rëndësishme, por ne nuk mund të heqim dorë në Bundesligë. Ne kemi nevojë për tu përgjigjur më shpejt dhe të përqëndrohemi më shumë.

    "Ne e dimë se do të përballemi në shtëpi me Kaiserslautern dhe ne duam që të arrijmë në finalen e kupës në Berlin. Kjo është e rëndësishme", tha Neuer për faqen zyrtare të Bayernit.

    Read More »
  • Shaqiri i bindur se nuk i rrezikohet Botërori

  • Ferdinand dëshiron të mbetet te Unitedi

  • Silva kërkon largim nga PSG

  • Edhe një fitore e Sigal Prishtinës

Magazina

  • Dafina feston ditëlindjen e 25-të

    Dafina feston ditëlindjen e 25-të
    Këngëtarja më “IN” e momentit, Dafina Zeqiri sot ka mbushur 25 vjet.
    Këngëtarja e cila qysh në paraqitjet e para spikati me zërin dhe stilin unik, sot radhitet si këngëtarja më e pëlqyer dhe e kërkuar e momentit.
    Edhe pse rruga drejt ndërtimit të karrierës muzikore nuk ka qenë fare e lehtë për të, Duffy ka arritur që të largojë të gjitha pengesat dhe të qëndrojë në këmbë.
    Në rrjetin social Instagram, miqtë dhe fansat e shumtë të këngëtares i kanë uruar asaj ditëlindjen e 25-të. 
    Ajo që nuk dimë është nëse Dafina do ta festojë ditëlindjen me ndonjë person special apo me shoqërinë.
    N
    dryshe, Duffy së fundi ka mbushur faqen e saj zyrtare në Instagram me foto shumë interesante, duke na treguar se është duke zier diqka, për të cilën do të tregojë vetëm koha./10minuta/
    Dafina25

    Read More »
  • Miriam Cani: Gjëra të mira po vijnë

  • Sinan Vllasaliu gati këngën e re “Shkaktare”

  • Fatmirja vjen me foto të nxehta (foto)

Teknologji

VIDEOSHOW

Scroll To Top